“Të trajnuarit, trajnojnë”

Stafet teknike të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit vijojnë të trajnohen mbi tematika të ndryshme të sigurisë ushqimore edhe nëpërmjet vetë nismës së AKU-së “Të trajnuarit, trajnojnë”.  

Trajnimi është zhvilluar me inspektorë e specialistë të Drejtorisë së Menaxhimit, pranë Drejtorisë së Përgjithshme.  

Nga të trajnuarit është shpërndarë informacion mbi workshop-in e zhvilluar nga UNDA&FAO “Mbi konsultimin e Draft -udhërrëfyesit në sektorin e Agro-Përpunimit”.  

Gjatë trajnimit u diskutuan objektivat, metodologjia dhe ecuria e këtij projekti në të ardhmen nëpërmjet një komunikimi konstruktiv.

Drafti Zero i Udhërrëfyesit do të shërbejë si dokument udhëzues për ndërhyrjet dhe iniciativat në të ardhmen në sektorin e Agro-Përpunimit, duke maksimizuar edhe  agjendën e gjelbër të BE-së në këtë sektor në vendin tonë.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,