Takim për konsultimin e draft-udhërrëfyesit për sektorin e agro-përpunimit në Shqipëri

Është organizuar në Tiranë takimi i parë për konsultimin e draft-udhërrëfyesit për sektorin e agro-përpunimit në Shqipëri. Takimi mblodhi së bashku aktorët kryesorë kombëtarë dhe përfaqësues të sektorit të agro-përpunimit në Shqipëri.

Gjatë takimit u prezantuan rezultatet e vlerësimit cilësor të kryer me sipërmarrjet që operojnë në këtë sektor dhe u diskutuan parimet e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe praktikat pozitive të integruara nga këto shoqëri.

Draft-udhërrëfyesi do të shërbejë si një dokument udhëzues për ndërhyrjet dhe iniciativat e ardhshme në këtë sektor, duke ofruar një seri objektivash, veprimesh dhe rolesh për të gjithë aktorët për të maksimizuar integrimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm/Agjendës së Gjelbër të BE-së në sektorin e agro-përpunimit në Shqipëri.

Këto konsultime, po kryhen në kuadër të projektit “Bashkëpunimi me Sipërmarrjen dhe Zgjidhjet për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm”, financuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara (FAO) dhe Ambasada e Suedisë në Tiranë.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,