Task Forca e AKU-së për sezonin turistik bllokon 3.5 ton produkte brumi në Berat

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, duke iu referuar një denoncimi, ka reaguar menjëherë nëpërmjet strukturave të tij, Task Forcës Ndërinstitucionale, Drejtorisë Rajonale të AKU-së Berat dhe në bashkëpunim me Krimin Ekonomik të Drejtorisë së Policisë së qarkut Berat, duke kryer inspektim në subjektin “A.K”, me aktivitet “Prodhim, përpunim produkte brumi”.

Nga kontrolli i ushtruar në ambientet e këtij subjekti, ka rezultuar se ushtronte aktivitetin me Nipt të pezulluar dhe në shkelje të kërkesave të legjislacionit në fuqi për ushqimin.

Aktiviteti ushtrohej në kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare, lëndët e para për prodhim ruheshin në kushte të papërshtatshme, të paetiketuara dhe në prezencë të insekteve dhe të mykut.                           

Subjekti nuk kishte notifikuar asnjë prej etiketave në produktet e gatshme të ambalazhuara, nuk dispononte një sistem efikas  gjurmueshmërie, kishte mungesë të theksuar dokumentacioni të kërkesave të sigurisë ushqimore dhe Planin HACCP.

Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese vendosi bllokimin e menjëhershëm të aktivitetit, bllokimin e sasisë prej 3.5 ton produkte brumi si (amareta, llokume, briosh, pufka, kuleçë etj.) dhe 1.1 ton produkte brumi të denatyruara me dëmtime dhe me prezencë myku, si dhe u vendosën masat administrative me gjobë në vlerën e 2’500’000 mijë lekëve.

Të gjitha materialet dhe gjetjet për subjektin do i kalojnë Prokurorisë, për ndjekje të mëtejshme nga strukturat kompetente.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është falënderues ndaj të gjithë qytetarëve dhe institucioneve, të cilët bëhen pjesë e përpjekjeve dhe punës sonë për garantimin e sigurisë ushqimore në vend.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,