Bulmet pa higjienë, AKU ndëshkon katër subjekte

Trupat inspektuese të Drejtorive Rajonale Korçë dhe Gjirokastër, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, kanë vijuar kontrollet në subjektet me aktivitet prodhim, përpunim të produkteve dhe nënprodukteve të qumështit.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në katër subjekte janë konstatuar problematika, në mungesë të kushteve higjieno-sanitare, mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë dhe mungesë etiketimi.

Janë marrë 12 mostra të produkteve të bulmetit, për analizim fiziko-kimk dhe mikrobiologjik të analizave në këto subjekte është bllokuar sasia prej 23.838 ton produkte (djathë i bardhë, djathë kaçkavall, gjalpë dhe gjizë)

Për gjetjet në kundërshtim me kërkesat ligjore, është marrë një masë ndërprerje të pjesshme aktiviteti, si dhe janë vendosur shtatë masa administrative me gjobë në vlerën 900’000 lekë.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon pandërprerë monitorimet dhe inspektimet në terren në garantim të sigurisë ushqimore.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,