Bruksel, takime pune mbi vijimin e procesit “screening” për një siguri ushqimore me standardet e BE-së

Ka vijuar dita e dytë e takimeve në Bruksel e përfaqësuesve të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, për procesin “Screening” mbi harmonizimin e legjislacionit vendas me atë acquis të BE-së, në bashkëpunim me Komisionin Evropian, mbi kapitullin e 12 “Politikat e Sigurisë Ushqimore Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve”.

Gjatë takimit iu dha hapësirë në diskutime vijimit të harmonizimit të aspekteve të ndryshme legjislative në sektorin e sigurisë ushqimore.

Vendosja e rregullave të hollësishme në fushën e sigurisë së ushqimit, aspektet e higjienës që lidhen me përpunimin dhe vendosjen në treg të produkteve ushqimore, veçanërisht të atyre me origjinë shtazore.

Një vëmendje iu kushtua edhe rregullave gjthëpërfshirëse në kontrollin e organizmave të dëmshëm ndaj bimëve dhe produkteve bimore, përdorimin e pasaportës së bimëve në tregtinë e bimëve të destinuara për mbjellje, procedurat për autorizimin e produkteve për mbrojtjen e bimëve, masat e karantinës, mbetjet e pesticideve të përdorura për prodhimin e bimëve, tregtimin dhe kualifikimin e farës dhe fidanëve.

Në përfundim të këtyre takimeve janë evidentuar arritjet dhe detyrat e lëna në vijim mbi këtë proces, duke marrë mbështetjen e Komisionit Evropian për forcimin e kapaciteteve në këtë drejtim, në ndihmë të përshpejtimit të procesit të integrimit.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.