Bruksel takime pune mbi vijimin e procesit “sceening” për një siguri ushqimore me standardet e BE-së

Harmonizimi i legjislacionit vendas me atë acquis të BE-së (baza ligjore e BE-së) vijon punën me procesin “Screening” në bashkëpunim me Komisionin Evropian, me qëllim të zhvilluar një bujqësi të qëndrueshme dhe më afër standardeve evropiane.

Janë zhvilluar në Bruksel takime vjetore mbi kapitullin 12 “Politikat e Sigurisë Ushqimore, Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve” me fokus në shpjegimin e legjislacionit të përditësuar të Bashkimit Evropian, politikat koherente evropiane mbi politikat e përbashkëta evropiane, organizmin e përbashkët të tregut, mekanizmat e tregut dhe grumbullimin e të dhënave.

Në ditën e parë të këtij takimi në Bruksel, u diskutua për harmonizimin legjislativ të sektorit të sigurisë ushqimore, ku merrnin pjesë përfaqësues të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe Drejtoresha e Përgjithshme Znj. Jeta Deda.

Gjatë takimit pati ndërveprime pozitive në lidhje me mbetjet, aditivët, materialet në kontakt me ushqimin dhe kontaminantët. Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe masave të kontrollit të importit për sëmundjet e kafshëve, tregun e produkteve me origjinë shtazore, si dhe sistemin e kontrollit në tregun e brendshëm.

Është shprehur mbështetje nga Komisioni Evropian për forcimin e kapaciteteve, si dhe propozimeve të mundshme bilaterale për nxitjen e integrimit të përshpejtuar.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,