Korçë, AKU bllokon mish pa vulë dhe certifikatë veterinare

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në bashkëpunim me Krimin Ekonomik Korçë, kanë ushtruar kontroll dhe kanë ndaluar mbrëmjen e djeshme një individ, i cili transportonte me automjet tip kamionçinë, mish lope pa vulë dhe pa çertifikatë veterinare.

Automjeti me të cilin transportohej mishi nuk plotësonte kushtet higjieno-sanitare për transportin e produkteve me origjinë shtazore. Personi përgjegjës nuk ishte i regjistruar në organet përkatëse për të kryer tregtimin dhe transportin me mjet frigoriferik të mishit.

Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese e AKU-së, vendosi masë administrative “gjobë” në vlerën e 600’000 lekë dhe bllokim i mishit me destinacion asgjësimin.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit siguron konsumatorët, se po vijon pandërprerë kontrollet në terren në garantim të sigurisë ushqimore.

#bashkëpërsigurinëushqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,