Trajnim mbi metodat, protokollet për kontrollin e higjienës e sigurisë së mishit dhe qumështit

Është zhvilluar trajnimi dy ditor në stabilimententt e përpunimit të mishit dhe në stabilimentet e përpunimit të qumështit. Fokusi gjatë trajnimit ishte në metodat dhe protokollet për kontrollin e higjienës dhe sigurisë së mishit, si dhe praktikat dhe standardet për kontrollin e higjienës së qumështit dhe prodhimeve të tij.

Ekspertët e Bashkimit Europian ndanë me pjesëmarrësit praktikat më të mira, rekomandimet dhe udhëzimet për sigurinë e mishit, për parandalimin e kontaminimit së tij, si dhe informimin mbi metodat e kontrollit të qumështit nga stadi i mbledhjes deri në prodhimin përfundimtar, përfshirë edhe higjienën e pajisjeve dhe proceseve të ndërlidhura.

Inspektorët u trajnuan mbi rregullat dhe praktikat e mira të punës, pikat kritike të kontrollit (HACCP). Ekspertët e Bashkimit Europian ndanë me ta njohuritë e tyre për identifikimin e rrezikut, vlerësimin e rrezikut dhe zbatimin e masave parandaluese për të siguruar prodhimin e qumështit të sigurt dhe të cilësisë së lartë.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.