AKU ndërpret aktivitetin e 2 fast-food-eve në Shkodër e Lezhë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vazhdon kontrollet në subjekte sipas Task Forcës së ngritur me Urdhër të kryeministrit, “Për ngritjen e Task Forcës Ndërinstitucionale për Sezonin Turistik 2023”.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në dy subjekte fast-food -i në Shkodër dhe Lezhë janë konstatuar problematika, në mungesë të kushteve higieno-sanitare dhe mungesë të përditësimit të sistemit të vetkontrollit HACCP.

Për gjetjet në kundërshtim me kërkesat ligjore, janë marrë dy masa me ndërprerjeje aktiviteti, është bllokuar sasia prej 23.5 kg produkte fast food-i si dhe janë vendosur 3 masa administrative me gjobë në vlerën 700’000 lekë.

Autoritetit Kombëtar i Ushqimit vijon pandërprerë inspektimet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë për të mbrojtur konsumatorin dhe garantuar sigurinë ushqimore.

#bashkëpërsigurinëushqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,