AKU shpërndan certifikata 80 studentëve të UBT-së, pas përfundimit të praktikave profesionale

Është zhvilluar gjatë ditës së sotme, pranë ambienteve të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Drejtoria Rajonale Tiranë, ceremonia e shpërndarjes së certifikatave, në përfundim të praktikave profesionale të studentëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT).

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm Drejtoresha e Përgjithshme e AKU-së Znj.Jeta Deda, Dekani i Mjekësisë Veterinare Prof. Rezart Postoli, Dekani i Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit Prof. Kapllan Sulaj, si dhe Znj. Vanessa Cooling, Drejtuesja e Projektit për Sigurinë Ushqimore.

“Pakti për Universitetin dhe mbështetja studentore do të jetë një prioritet kryesor, veçanërisht për specifikat e degëve tuaja, që do të jeni në një të ardhme të afërt inspektorët dhe specialistët që do t’i bashkohen skuadrave të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, por edhe në institucione të tjera të Ministrisë së Bujqësisë”, tha ndër të tjera Znj. Jeta Deda.

Në këtë ditë që përkon edhe me ditën ndërkombëtare të sigurisë ushqimore, iu shpërndanë Certifikatat e Praktikave Profesionale 80 studentëve të degëve Mjekësi Veterinare, Shkencat e Ushqimit dhe të Ushqyerit dhe Teknologji Ushqimore.

#bashkëpërsigurinëushqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme