Thirrja e VIII e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës

Në kuadër të hapjes së thirrjes së VIII të Programit Kombëtar të Praktikave të punës, Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët njofton hapjen e aplikimeve, te cilat do të qëndrojnë të hapura deri më 30 qershor 2023.

Mundësia ofrohet për të gjithë të rinjtë 21-26 vjeç, që disponojnë minimalisht diplomën bachelor dhe që nuk kanë qenë pjesë e thirrjeve të mëparshme, për të zhvilluar një praktikë 3 mujore, të njohur nga Departamenti i Administratës Publike si përvojë pune. Sipas njoftimit te Ministrit te Shtetit për Rininë dhe Fëmijët,  me një CV dhe letër motivimi çdo i ri mund të aplikojë për t’u bërë pjesë e Thirrjes VIII të PKPP, për të vënë në zbatim njohuritë e tyre teorike dhe të fitojnë njohuri praktike, duke mundësuar kështu një kalim të thjeshtë nga procesi mësimor në atë të tregut të punës.

Të rinjtë që vlerësohen me pikë maksimale gjatë periudhës së praktikës, kanë mundësi të punësohen me kontratë 1-vjeçare sipas nevojave të institucioneve pritëse. 

Sa më sipër, në vijim gjeni linkun për aplikim 

https://praktika.riniafemijet.gov.al/?project=praktike-prane-ministrise-se-bujqesise-dhe-zhvillimit-rural

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.