Projekti për Sigurinë Ushqimore ka vijuar me ciklin e dytë të trajnimeve, pranë Hotel Mondial në Tiranë, me inspektorë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në lidhje me përpunimin e produkteve të peshkut. Gjatë pjesës së parë të këtij trajnimi u diskutuan kushtet higjieno-sanitare për stabilimentet e prodhimit, përpunimit, paketimit dhe ambalazhimit, që nga momenti i pranimit të lëndës së parë, magazinimit, frigoriferët, tavolinat e përpunimit, higjiena e punonjësve etj. Me përparësi diskutuar procedurat e kontrolleve për praninë e lagështisë, si tregues për krijimin e ambienteve për rritjen e mikroorganizmave patogjene dhe kontrollet për parazitë në peshq për stabilimentet e standardizimit, ku disa lloje kontrollohen për parazitë dhe disa për freski. Përvoja evropiane në fushën e sigurisë ushqimore, do të vijojë të ofrohet me trajnime nga Projekti për Sigurinë Ushqimore, në mbështetje të aftësive profesionale të trupave inspektuese të AKU-së, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve.
Informacion për publikun
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në kuadër të transparencës dhe informimit