Manualet e praktikave ushqimore, janë diskutuar në punëtorinë e organizuar në Fishtë të Lezhës nga organizata VIS Albania (Volontario Internazionale per lo sviluppo – Vullnetarizmi Ndërkombëtar për Zhvillim) me mbështetje në zhvillimin rural, në ruajtjen dhe promovimin e prodhimeve tradicionale shqiptare. Gjatë këtij takimi, pjesë e rëndësishme e të cilit, ishin edhe përfaqësues nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, janë diskutuar proceset teknologjike në industrinë ushqimore dhe përkatësisht në industrinë e mjaltit, bulmetit dhe përpunimit të frutave. Bashkëpunimi me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, i të gjithë faktorëve të rëndësishëm në industrinë ushqimore, luan rol të madh si udhëzues, pasi legjislacioni pëson ndryshime të vazhdueshme në përpjekje për afrimin me legjislacionin e BE-së. U diskutuan çështje në këndvështrimin administrativ dhe teknik, duke u evidentuar gatishmëria e AKU-së në përkrahje të çdo biznesi sipas sektorëve, për konsulta si dhe informacioneve në lidhje me incentivat shtetërore dhe proceset teknologjike moderne të miratuara në mënyrë të ndërsjelltë nga BE dhe shteti shqiptar.

AKU bllokon 52 ton miell të magazinuara jashtë kushteve të sigurisë ushqimore
Trupat inspektuese të Drejtorisë Rajonale Fier, kanë ushtruar kontroll në