Projekti për Sigurinë Ushqimore ka zhvilluar një trajnim me inspektorë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, në lidhje me përpunimin e produkteve të peshkut. Janë diskutuar gjatë këtij trajnimi kushtet higjieno-sanitare për stabilimentet e prodhimit, përpunimit, paketimit dhe ambalazhimit, që nga momenti i pranimit të lëndës së parë, magazinimit, frigoriferët, tavolinat e përpunimit, higjiena e punonjësve etj. Gjithashtu janë trajtuar kontrollet për praninë e lagështisë, si tregues për krijimin e ambienteve për rritjen e mikroorganizmave patogjene dhe kontrollet për parazitë në peshq për stabilimentet e standardizimit, ku disa lloje kontrollohen për parazitë dhe disa për freski. Përvoja evropiane në fushën e sigurisë ushqimore, do të vijojë të ofrohet me trajnime nga Projekti për Sigurinë Ushqimore, në mbështetje të aftësive profesionale të trupave inspektuese të AKU-së, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve.

Njoftim për Konsumatorin
Referuar njoftimit të ardhur nga subjekti Conad Albania, mbi tërheqjen