Është zhvilluar takimi ndërmjet përfaqësuesve të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe Shoqatës së Prodhimit të Bukës, Brumërave dhe Pastiçerive, në ambientet e AKU-së, mbi forcimin e bashkëpunimit me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe cilësisë së produkteve aq të rëndësishme për tryezat e familjeve tona. U diskutua gjerësisht mbi ecurinë e punës në sipërmarrjet e tyre dhe zbatimi i ligjshmërisë së sigurisë ushqimore. Evidentimi i problematikës së informalitetit në këtë sektor dhe bashkëpunimi më afër me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, do të sigurojë hedhjen në treg të produkteve gjithnjë e më të sigurta të bukës dhe pastiçerive konform kërkesave ligjore

Njoftim për Konsumatorin
Referuar njoftimit të ardhur nga subjekti Conad Albania, mbi tërheqjen