8 subjekte ndëshkohen nga AKU gjatë kontrolleve për përdorimin e vajit të palmës, konservantëve dhe niseshtesë

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë ushtruar 21 inspektime dhe monitorime gjatë muajit shkurt në rang vendi, në subjekte me aktivitet import, shpërndarje me shumicë të produkteve ushqimore konkretisht (vaj palme, niseshte, konservantë dhe aditivë ushqimorë), si dhe në subjekte me aktivitet “Prodhim, përpunim qumështi dhe nënprodukteve të tij.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në 21 subjekte, në 8 prej këtyre subjekteve është konstatuar tregtim i ushqimit të pasigurt,në mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë, mungesë etiketimi dhe mosrealizim detyrash të lëna.

Për shkeljet e konstatuara trupat inspektuese të AKU-së vendosën 11 masa admnistrative me gjobë në vlerën e 1’700’000 lekëve, si dhe janë vendosur dy masa bllokimi në sasinë e 330 kg të produkteve ushqimore të pasigurta për konsum. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet pandërprerë në terren në garantimin e sigurisë ushqimore.

#bashkëpërsigurinëushqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,