Ky është një informacion për këdo që tashmë po konsumon ose po konsideron të konsumojë qumësht të papërpunuar ose produkte të prodhuar me qumësht të papërpunuar.
Pjesa më e madhe e qumështit që konsumojmë është përpunuar për të shkatërruar bakteret e dëmshme. Konsumi i qumështit të papërpunuar vjen nga: lopë, dele, dhi.
Këshillohet të mos konsumohet qumësht dhe ajkë lëndë e parë apo i papasterizuar që mund të shkaktojë helmim ushqimor. Njerëzit me sistem të dobët imunitar janë shtresa veçanërisht të prekshme nga helmimi ushqimor dhe nuk duhet të konsumojnë këto produkte në këtë formë.
Këto shtresa përfshijnë:
- Gratë shtatzëna
- Të miturit dhe fëmijët e vegjël
- Njerëzit e moshuar
- Njerëz me sistem imunitar të kompromentuar, të tillë si paciente me tumore.
Si të mbrojmë njerëzit që konsumojnë qumësht lëndë e parë:
Rregullat e higjienës janë të vendosura për të mbrojtur konsumatorët dhe qumështi i papërpunuar që ofrohet për shitje duhet të jetë:
- Nga kafshë që janë të shëndetshme dhe pa sëmundjet e brucelozës dhe tuberkulozit;
- Nga një fermë që plotëson dhe përputhet me rregullat e higjienës dhe inspektohet rregullisht;
- Etiketohet në mënyrën e duhur.