Sot AKU ka kryer 128 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në operatorët e biznesit ushqimor të kategorive të ndryshme, si subjekte me aktivitet: furrë buke, market, restorant, prodhim/ambalazhim vere, fast food, etj.
Drejtoritë Rajonale të AKU- së kanë ushtruar veprimtarinë e tyre në bazë të planit vjetor të inspektimit me bazë risku, mbi bazën e denoncimeve të ardhura në rrugët e komunikimit të institucionit
(info@aku.gov.al /
nr. Gjelbër 08007575), mbi kërkesat për liçensim dhe në kuadër të investimeve IPARD.



Referuar Planit Vjetor të Marrjes së Mostrave me bazë risku janë marrë 9 mostra
në produkte ushqimore të kategorive të ndryshme.

Na kontaktoni për çdo problematikë, pasi jemi në shërbimin tuaj dhe në këtë angazhim jemi bashkëpunëtorë!