Projekti për Siguri Ushqimore në Bashkëpunim me AKU-në dhe 4 Institucione Partnere nisin Fushatën Ndërgjegjësuese “Siguria në Verë”

Projekti Për Sigurinë Ushqimore në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar Të Ushqimit (AKU) nisi Fushatën Sensibilizuese ‘Siguria në Verë’ e fokusuar në rreziqet me të cilat përballen konsumatorët dhe OBU-të gjatë muajve të verës.

Katër Institucione Partnere, Ministria E Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR), Instituti i Shëndetit Publik (ISHP,) Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB) dhe Agjencia e Mbrojtjes Së Konsumatorit-Bashkia Tiranë, iu bashkuan fushatës që përfshin postime në mediat sociale si infografikë me imazhe të thjeshta dhe mesazhe të qarta në lidhje me Sigurinë Ushqimore.

 

Në kuadër të Fushatës Ndërgjegjësuese ‘Siguria në Verë’, Projekti Për Sigurinë Ushqimore së bashku me AKU-në publikuan broshurën “Trajtimi dhe Shërbimi i Sigurt i Akullores’ për t’i ardhur në ndihmë OBU-ve dhe bizneseve shqiptare që merren me shitjen dhe shërbimin e akullores, që të përmbushin detyrimet e tyre ligjore dhe rregullat e Sigurisë Ushqimore.

 

Shpërndarja e broshurave ka filluar në muajin gusht nga inspektorët e AKU-së në qytetet kryesore të Shqipërisë si Tiranë, Shkodër, Lezhe, Durrës, Korçë, Pogradec, Fier, Vlorë, Himarë, Sarandë.

 

Fushata Ndërgjegjësuese ‘Siguria në Verë’ do të shtrihet gjatë muajve gusht dhe shtator 2021.

 

Me financimin e Bashkimit Evropian, Projekti “Mbështetje për Standartet e Sigurisë Ushqimore, Veterinare dhe Fitosanitare” vihet në zbatim nga një grup i udhëhequr nga Autoriteti i Sigurisë Ushqimore në Irlandë (FSAI). Grupi zbatues përfshin gjithashtu Autoritetin e Ushqimit në Finlandë, Departamentin e Bujqësisë, Ushqimit dhe Marinës në Irlandë, dhe Creative Business Solutions (CBS) në Shqipëri.

 

Foto gjatë shpërndarjes të broshurave “Trajtimi dhe Shërbimi i Sigurt i Akullores” tek operatorët e biznesit ushqimor në rrethe, nga inspektorët e AKU-së

 

 

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.