Sot AKU ka kryer 129 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në operatorët e biznesit ushqimor të kategorive të ndryshme

 
Drejtoritë Rajonale të AKU- së kanë ushtruar veprimtarinë e tyre në bazë të planit vjetor të inspektimit me bazë risku dhe mbi bazën e denoncimeve të ardhura në rrugët e komunikimit të institucionit (info@aku.gov.al / nr. Gjelbër 08007575).
 
Gjatë kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor janë dhënë 25 masa administrative me paralajmërim dhe 1 gjobë për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore.
 
Gjithashtu në vijim të njoftimit të ardhur nga sistemi Informimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë i BE për përmbajtje oksid etileni, substance e paautorizuar ne stabilizues lygom të përdorur për prodhimin e akullores, AKU në bashkëpunim me OBU-të të cilët kanë importuar, shpërndarë dhe tregtuar produktet në fjalë, mbi bazën e sistemit të gjurmueshmërisë, inspektimeve fizike tek subjektet importuese dhe tregtuese, është bërë e mundur tërheqja nga tregu e këtyre produkteve, sipas specifikimeve teknike (Nr. Loti, datë skadence dhe sasi) të evidentuara nga sistemi RASFF.
 
Llojet e akulloreve të evidentuara me problematikë dhe të bllokuara nga AKU, duke filluar që nga marrja e njoftimit datë 31.07.2021 janë: BTY XTRA Ice Bar; BTY Ice Bar; TWIX Ice Bar; TWIX XTRA; SNK XTRA Ice Bar; SNK Ice Bar, për të cilat do të vijohet me procesin e asgjësimit.
 
Na kontaktoni për çdo problematikë, pasi jemi në shërbimin tuaj dhe në këtë angazhim jemi bashkëpunëtorë!
 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.