Sot AKU ka kryer 85 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin

Drejtoritë Rajonale të AKU- së kanë ushtruar veprimtarinë e tyre në bazë të planit vjetor të inspektimit me bazë risku dhe mbi bazën e denoncimeve të ardhura në rrugët e komunikimit të institucionit (info@aku.gov.al / nr. Gjelbër 08007575).
 
Gjatë kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor janë dhënë 7 masa me paralajmërim. Këto masa janë dhënë për mungesë të librezës shëndetësore të personelit, tejkalimit të afatit të planit DDD, mospërputhje me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore për çështje të skadencave të produkteve ushqimore, mos plotësimit të kushteve higjieno-sanitare.
 
Janë lënë detyra për operatorët e biznesit ushqimor për përmbushjen e detyrimeve të tyre përkundrejt bazës ligjore dhe garantimit të sigurisë ushqimore.
 
 Referuar Planit Vjetor të Marrjes së Mostrave me bazë risku janë marrë 29 mostra në produkte ushqimore të natyrave të ndryshme.
 
Me kërkesë të vetë subjektit janë asgjësuar 3.374 litra produkte ushqimore.
 
Gjithashtu u bllokuan 7 kv PMB deri ne daljen e rezultatit zyrtar te analizës.
 
Na kontaktoni për çdo problematikë, pasi jemi në shërbimin tuaj dhe në këtë angazhim jemi bashkëpunëtorë!
 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme