Sot AKU ka kryer 169 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

Drejtoritë Rajonale të AKU- së kanë kryer 169 inspektime dhe monitorime në bazë të fushës së veprimtarisë të planit të inspektimit dhe mbi bazën e denoncimeve të ardhura në e-mail zyrtar info@aku.gov.al
 
Gjatë kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor janë dhënë 35 masa me paralajmërim kryesisht për mospërputhje me kornizën ligjore dhe rregullatore te sigurisë ushqimore.
 
Janë lënë detyra për operatorët e biznesit ushqimor: si rinovim librezës shëndetësore, Rinovim i planit te shërbimit DDD, sistemim i ambientit dhe Rinovim për analizën e ujit.
 
Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 20 mostra në monitorim të produkteve ushqimore.
 
Gjithashtu me kërkesë të vetë subjektit janë asgjësuar 0.425 ton produkte ushqimore.
 
Na kontaktoni për çdo problematikë pasi jemi në shërbimin tuaj dhe në këtë angazhim jemi bashkëpunëtorë!
 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.