AKU ka kryer 758 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

Trupat inspektuese të AKU kanë kryer gjatë ditës së sotme 758 inspektime dhe monitorime edhe si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid.

Gjatë inspektimeve janë dhënë 17 masa me paralajmërim për mungesë rinovimi të librezës shëndetësore, mungesë të rinovimit të planit DDD dhe mungesë të rinovimit të analizave të ujit.

Me kërkesë të vetë subjektit janë asgjësuar një sasi prej 6.341 ton produkte ushqimore.

Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 6 mostra në monitorim të produktit qumësht.

AKU si pjesë e Task-Forcës vijon me monitorimet në të gjitha kategoritë e bizneseve për zbatim të protokolleve të sigurisë.

Gjithashtu janë këshilluar edhe qytetarë për mbajtje të detyruar të maskës si mënyrë kundër përhapjes së coronavirusit.

 

#BashkePerSigurineUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,