AKU ka kryer gjatë ditës së sotme  739  inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit  kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme inspektimet dhe monitorimet edhe si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid.

Gjatë inspektimeve janë dhënë tetë masa me paralajmërim nëpër biznese ushqimore, për mungesë të rinovimit të analizave të ujit, mungesë të librezave shëndetësore, si dhe mungesë Plani 3D.

Bazuar në Planin e Marrjes së Mostrave janë marrë 117 mostra kryesisht në monitorim të plehrave të përdorimit për bimësinë,  në monitorim të qumështit, por edhe në analizim të fruta-perimeve për mbetje pesticide.

AKU si pjesë e Task-Forcës Anti -Covid vijon me monitorime dhe këshillime në të gjithë vendin  në biznese ushqimore dhe jo ushqimore, në zbatim  të protokolleve anti covid.

Rritja e masës këshilluese nga ana e  Task-Forcës ka shërbyer në sensibilizim të qytetarëve për mbajtjen e detyruar të maskës  për mbrojtjen ndaj virusit.

AKU është e pranishme çdo ditë në terren  në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorëve.

 

#BashkëpërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme