AKU kryen 371 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

Trupat inspektuese të AKU-së kanë kryer gjatë ditës së sotme 371 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin, edhe si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid.

Vijohet që të këshillohet nga Task-Forca që nga çdo biznes  mos të nënvlerësohet asnjë pjesë e protokolleve të sigurisë , si mënyra e vetme për shmangien e përhapjes së virusit Covid-19.

Gjatë inspektimeve janë dhënë 18 masa me paralajmërim në disa biznese ushqimore, për mos sistemim të ambienteve në magazinim, higjienizim ambientesh, rinovim librezash shëndetësore, plani 3D etj.

Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë  25 mostra në monitorim të qumështit dhe në perime për analizim të mbetjeve pesticide.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon punën pa ndërprerje në garantim të sigurisë ushqimore.

 

#BashkëpërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme