AKU kryen 409 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

Trupat inspektuese të AKU-së kanë kryer gjatë ditës së sotme 409 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin edhe si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid.

Taks-Forca Anti-Covid përveç monitorimit nëpër biznese, po vijon kontrollet në të gjitha institucionet arsimore mbi zbatueshmërinë e protokolleve të sigurisë kundër përhapjes së virusit Covid-19.

Gjatë inspektimeve janë dhënë nëpër biznese ushqimore 31 masa me paralajmërim, për mospajisje me librezë shëndetësore, sistemim jokorrekt i produkteve ushqimore në magazinim, mosrinovim i analizave të ujit etj.

Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 37 mostra kryesisht në monitorim të qumështit, por edhe në perime për analizim të mbetjeve pesticide.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vazhdon punën në terren pandëprerë në garantim të sigurisë ushqimore.

#BashkëpërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.