Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë kryer gjatë ditës së sotme 513 inspektime dhe monitorime si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid.
Në çdo monitorim nga Task-Forca vijon të kërkohet zbatimi i protokolleve të sigurisë, dhe masat e nevojshme kundër përhapjes së pandemisë Covid-19.
Gjatë inspektimeve janë dhënë 2 masa administrative në një operator të biznesit ushqimor, përkatësisht një masë është dhënë për mungesë të etiketës në gjuhën shqipe dhe një masë administrative për tregtim të produkteve insekticide të paregjistruara në listën e miratuar të PMB-ve në Republikën e Shqipërisë.
Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 21 mostra, kryesisht në monitorim të qumështit dhe në fruta-perime.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vazhdon pandërprerë punën në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorit.
#BashkëPërSigurinëUshqimore