AKU kontrolle në të gjithë vendin, në Durrës masë administrative me “gjobë” në një subjekt, u gjetën produkte ushqimore pa kondraetiketë në gjuhën shqipe

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme, inspektimet në garantim të sigurisë ushqimore, si dhe monitorimet në kuadër të Taks-Forcës kundër përhapjes së Covid-19.

Janë kryer 343 kontrolle zyrtare dhe monitorime,

Nga kontrollet e kryera në Durrës është dhënë 1 masë administrative “gjobë” me vlerë 50,000 lekë në një subjekt, pasi u gjendën produkte ushqimore pa kondraetiketën në gjuhën shqipe. Gjithashtu u bë bllokimi i 27.8 produkteve ushqimore deri në momentin e pajisjes së tyre me kondraetiketë në gjuhën shqipe.

Gjatë monitorimeve në Berat dhe Fier, janë bërë këshillime dhe janë lënë detyra ndaj subjekteve që nuk kanë plotësuar protokollet e sigurisë, si mungesën e xhamit mbrojtës, mungesën e sinjalistikës për distancimin fizik, si dhe afishimin e posterave.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në zbatim edhe të legjislacionit në fuqi , do të vijojë kontrollet në gjithë vendin, në garantim të sigurisë ushqimore dhe shëndetit të konsumatorëve.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme