Gjatë ditës së sotme trupat inspektuese të Drejtorive Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë qenë në terren duke kontrolluar subjektet ushqimore për garantimin e sigurisë ushqimore, si edhe monitorime apo këshillime në kuadër të masave të shtuara për mospërhapjen e COVID-19.
- Janë kryer 106 monitorime dhe kontrolle zyrtare,
- Janë vendosur 7 masa administrative “Paralajmërim”.
Gjatë kryerjes së kontrolleve është vërejtur që subjektet ushqimore, disponojnë dokumentacion për sigurinë ushqimore, si dhe zbatojnë kushtet higjeno-sanitare.
Në masat e marra për mospërhapjen e COVID-19, po zbatohen me rigorozitet nga ana e subjekteve ushqimore, përdorimi i maskave, dorezave dhe dizifektantëve gjatë shërbimit.
Bëhët në mënyrë të vazhdueshme edhe këshilimi i përfaqësuesve të subjekteve për ruajtjen e distancës së sigurisë gjatë blerjeve.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të jetë vijueshmërisht në terren në mbrojtje të shëndetit të konsumatorëve.
#BashkëPërSigurinëUshqimore