DRAKU Vlorë vijon monitorimin dhe kontrollet në terren në përgjigje të situatës së krijuar në vend nga COVID-19

 

Përtej sforcos së të gjithëve prej nesh, kur kurajoja, durimi dhe dëshira për t’ja kaluar paq të gjithë kësaj situate të vështirë është më e fortë se kurrë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon monitorimet dhe kontrollet rigoroze për të garantuar shëndetin e secilit prej nesh.

Drejtoria Rajonale e AKU, qarku Vlorë, gjatë këtyre ditëve, ka kryer një sërë monitorimesh në subjekte me aktivitet “Market”, “Supermarket”, “Furrë buke” dhe “Njësi tregtimi mishi”, si dhe “Njësi tregtimi fruta-perimesh”, me fokus kryesor në zbatimin e masave të vendosura higjeno-sanitare, të tilla si: përdorimi i mjeteve mbrojtëse (maskave, doreza dhe dezinfektimi i ambienteve), ruajtja e distancës, tregtimi i produktit ushqimor “bukë” në gjendje të paprerë, si dhe në shmangien e abuzimeve me çmimet e produkteve ushqimore në kurriz të sakrificës së përbashkët.

Mbetemi të vendosur që bashkë me secilin prej jush të dalim më të fortë nga kjo luftë!

 

❗️ FRIKË ASPAK, KUJDES PO

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme