Inspektorët e peshkut marrin pjesë në trajnimin rreth HACCP të organizuar nga Projekti i Sigurisë Ushqimore, financuar nga BE

Inspektorët e Drejtorive Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) në Tiranë, Elbasan, Vlorë, Sarandë, Lezhë si dhe 12 përfaqësues nga inspektorët e peshkut morën pjesë në trajnimin për analizën e riskut dhe pikat kritike të kontrollit (HACCP), të organizuar nga Projekti i “Sigurisë Ushqimore”, një program katër-vjeçar i financuar nga Bashkimi Europian për të mbështetur forcimin e sigurisë ushqimore, veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve në Shqipëri.

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Robert Lili shprehu falenderimet dhe mbështetjen e tij në organizimin e këtyre trajnimeve. Z. Lili theksoi se Shqipëria ka burime të konsiderueshme për peshkim dhe përdorimi i tyre sipas standarteve më të mira europiane është një temë e rëndësishme dhe në fokus për institucionin që ai drejton.

Michael Parker, Drejtues i Projektit, falenderoi inspektorët pjesëmarrës duke i siguruar ata që ky është vetëm fillimi në ndihmën që Projekti i “Sigurisë Ushqimore” do të japë në sektorin e peshkimit.

“HACCP për Inspektorët e Peshkut” u prezantua nga Maeve Cairney, eksperte e sigurisë ushqimore, e cila përçoi eksperiencën e saj në këtë trajnim.

Si një vend kandidat për antarësim në BE, Shqipëria ka filluar procesin e përafrimit të standarteve të sigurisë ushqimore me ato të Bashkimit Europian dhe këto trajnime do të jenë një vlerë e shtuar duke ndihmuar në lehtësimin e këtij procesi.

 

 

Siguria Ushqimore është sfidë e përbashkët për të cilën nevojitet kontributi i gjithësecilit!

Për Sigurinë e Ushqimit që Konsumon dhe Ruajtjen e Shëndetin tënd, Bashkëpuno me AKU

info@aku.gov.al     |     “ShqipëriaqëDuam”    |    08007575 (numri jeshil pa pagesë)

 

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme