Vijon bashkëpunimi AKU- Projekti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë

 

Projekti i Sigurisë Ushqimore i financuar nga BE dhe përfaqësues të AKU nga i gjithë vendi takohen sot në Tiranë për të diskutuar mbi punën e vazhdueshme për forcimin e kontrolleve zyrtare të bazuara në risk.

Qëllimi i takimit të sotëm është të diskutohen planet për mbledhjen e të dhënave të cilat do të përdoren për të vlerësuar kategorinë e riskut të subjekteve ushqimore për të përcaktuar se sa shpesh duhet të inspektohen.

AKU ka bashkëpunuar me Projektin në zhvillimin e metodologjisë për Shqipërinë bazuar në modelet e profilizimit të rrezikut të BE-së.

Kjo qasje synon të sigurojë frekuenca të përshtatshme të kontrolleve zyrtare bazuar në risk, duke minimizuar kështu barrën rregullatore për bizneset dhe duke siguruar që bizneset ushqimore në të gjithë Shqipërinë të inspektohen në mënyrë të drejtë dhe në frekuencat e duhura.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme