Jetëgjatësia e produkteve Ushqimore

 

  1. Çfarë është jetëgjatësia minimale? (Neni 24, VKM 434 datë 11.07.2018)

Në rastet e produkteve ushqimore, që nga pikëpamja mikrobiologjike kanë shkallë të lartë të prishjes dhe, si rrjedhojë, pas një periudhe të shkurtër kohe paraqesin një rrezik të menjëhershëm për shëndetin e konsumatorit, data e jetëgjatësisë minimale do të zëvendësohet me fjalët “të përdoret përpara datës” ose “të përdoret deri më”.

Pas datës së vendosur pranë këtyre përcaktimeve një produkt ushqimor konsiderohet i pasigurt.

 

  1. Çfarë është data e jetëgjatësisë minimale? (Neni 24, VKM 434 datë 11.07.2018)

VKM 434 datë 11.07.2018 kërkon që afati i ruajtjes së një produkti ushqimor të tregohet ose nga një datë e jetëgjatësisë minimale “të përdorët përpara… ose nga një datë “të përdoret deri më…”.

 

  1. Cili është ndryshimi mes (“të përdorët përpara…” ose nga një datë “të përdoret deri më…”. (Shtojca X, VKM 434 datë 11.07.2018)

Data e jetëgjatësisë minimale, ose data “të përdoret përpara…” është data deri në të cilën një produkt ushqimor ruan vetitë e tij specifike p.sh. shijen, aromën, pamjen, cilësitë specifike që lidhen me produktin, përmbajtjen e vitaminave, etj. kur produkti është ruajtur në mënyrën e duhur dhe paketimi nuk është hapur.

Shënimi “të përdoret deri më” përdoret për ushqime të freskëta, të gatshme për të ngrënë dhe të ftohta, të tilla si kos, qumësht, mish, lëngje frutash të pasterizuar etj.

Në rastet e produkteve ushqimore, që nga pikëpamja mikrobiologjike kanë shkallë të lartë të prishjes dhe, si rrjedhojë, pas një periudhe të shkurtër kohe paraqesin një rrezik të menjëhershëm për shëndetin e konsumatorit, data e jetëgjatësisë minimale do të zëvendësohet me fjalët “të përdoret përpara datës” ose “të përdoret deri më”. Pas datës së vendosur pranë këtyre përcaktimeve një produkt ushqimor konsiderohet i pasigurt.

 

  1. A duhet të kenë të gjitha produktet ushqimore një datë të jetëgjatësisë minimale?

Ka disa produkte që përjashtohen nga lista e përbërësve:

– frutat e freskëta dhe perimet, përfshirë patatet, që nuk janë qëruar, prerë ose trajtuar; kjo shmangie nuk zbatohet për farat e mbira dhe produktet e ngjashme, si bathët e mbira;
– verërat, verërat liker, verërat shkumëzuese, verërat e aromatizuara dhe produkte të ngjashme të përftuara nga frutat, përveç rrushit, si dhe pijet që mbulohen nga kodi CN 2206 00 të përftuara nga rrushi ose mushti i rrushit;

– pijet që përmbajnë 10% ose më shumë të vëllimit me alkool;

– produktet e furrës ose të pastiçerisë, që, për shkak të natyrës së përmbajtjes, konsumohen normalisht brenda 24 orëve nga prodhimi i tyre;

– uthulla;

– kripa e gjellës;

– sheqeri i ngurtë;

– ëmbëlsirat, që përbëhen pothuajse vetëm nga sheqerna të aromatizuara dhe/ose të ngjyrosura;
– çamçakëzi dhe produktet e ngjashme për përtypjeje.

 

  1. A është e paligjshme të shesësh ushqim përtej datës “të përdoret përpara”?

 

Po, eshte e paligjshme. Bazuar kjo ne nenin 10 dhe 68 te ligjit 9863/2008 ”Per ushqimin i ndryshuar”.

 

  1. A është e paligjshme të ndryshosh ose të heqësh një datë në “të përdorët përpara…” ose “të përdoret deri më…”

Bazuar në VKM 434 neni 8, pika 4, operatori i biznesit ushqimor, në veprimtarinë e biznesit nën kontrollin e tij nuk lejohet të modifikojë informacionin që shoqëron një produkt ushqimor nëse një modifikim i tillë do të çorientonte konsumatorin e fundit ose do të ulte nivelin e mbrojtjes së konsumatorit e të mundësive të tij për të bërë zgjedhje të duhura. Operatori i biznesit ushqimor është përgjegjës për çdo ndryshim që i bëhet inƒformacionit ushqimor që shoqëron një produkt ushqimor.

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme