Gjatë ushtrimit të aktivitetit për ditën e sotme, AKU ka kryer 126 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në operatorë të biznesit ushqimor të kategorive

 

Gjatë ushtrimit të aktivitetit për ditën e sotme, AKU ka kryer 126 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në operatorë të biznesit ushqimor të kategorive: anije peshkimi, furra buke, stabiliment përpunim/ambalazhim vere, mjalti, baxho, fabrikë vaji, thertore, etj.
 
Drejtoritë Rajonale të AKU- së kanë ushtruar veprimtarinë e tyre në bazë të planit vjetor të inspektimit me bazë risku, mbi bazën e denoncimeve të ardhura në rrugët e komunikimit të institucionit (info@aku.gov.al / nr. Gjelbër 08007575) dhe Urdhrave të Drejtorit të Përgjithshëm.
 
Gjatë kontrolleve zyrtare sot janë dhënë 17 masa administrative me paralajmërim për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore. Gjithashtu janë asgjësuar 347.3kg produkte të ndryshme dhe janë bllokuar 4.4 T farë gruri deri në daljen e rezultateve të analizave.
 
Referuar Planit Vjetor të Marrjes së Mostrave me bazë risku janë marrë 47 mostra për analizim të treguesve fiziko-kimikë dhe mikrobiologjikë në produkte të ndryshme: produkte mishi, bulmeti si dhe fruta-perime për nivelin e pesticideve.
 
Na kontaktoni për çdo problematikë, pasi jemi në shërbimin tuaj dhe në këtë angazhim jemi bashkëpunëtorë!
 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme