AKU ka kryer 524 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë kryer gjatë ditës së sotme inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin ne zbatim te planit te punës por edhe si pjesë e Task-Forcës Anti Covid.

Gjatë kontrolleve zyrtare për garantimin e sigurisë ushqimore në operatorë të biznesit janë dhënë 19 masa me paralajmërim përgjithësisht për rinovim të librezave shëndetësore, rinovim të analizave të ujit dhe planit DDD.

Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 44 mostra në monitorim të produktit qumësht.

Gjithashtu me kërkesë të vetë subjektit janë asgjësuar një sasi prej 19.106 ton produkte ushqimore.

Në zbatim të Urdhrit nr.28 datë 21.10.2020 “Për bashkërendimin e inspektimeve për zbatimin e protokolleve të sigurisë në kuadër të Task-Forcës anti COVID-19” inspektorët e DRAKU-ve përveç monitorimeve të subjekteve kanë këshilluar 370 qytetarë për mbajtjen e maskave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Referuar respektimit te protokolleve te sigurisë anti-Covid, gjatë monitorimit është konstatuar se subjektet i respektojnë kushtet higjieno-sanitare dhe respektohet përdorimi i dorezave dhe maskave.

 

#BashkëPërSigurinëUshqimore

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme