AKU kryen 577 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë kryer gjatë ditës së sotme 577 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin edhe si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid.

Në çdo monitorim Task-Forca këmbëngul për zbatimin në biznese të protokolleve të sigurisë si e vetmja mënyrë për të shmangur përhapjen e virusit.

Gjatë inspektimeve është dhënë ndaj një biznesi ushqimor një masë administrative për mungesë të implementimit të sistemit HACCP, si dhe janë dhënë 25 paralajmërime në biznese për mungesë të rinovimit të analizave të ujit, higjienizim të faqeve të mureve në ambientet e magazinës, mungesë të shërbimit 3D, mungesë të librezave shëndetësore etj.

Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 26 mostra kryesisht në monitorim të qumështit.

AKU vijon pandërprerë punën në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorëve.

#BashkëpërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme