AKU kryen 466 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit gjatë ditës së sotme kanë kryer 466 inspektime dhe monitorime edhe si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid.

Zbatueshmëria e protokolleve të sigurisë nëpër biznese, kërkohet me këmbëngulje nga Task-Forca si mënyra e vetme për të shmangur përhapjen e virusit.

Gjatë inspektimeve janë dhënë 29 paralajmërime nëpër OBU, të cilat nuk kanë të rinovuara librezat shëndetësore,  rinovim të analizave të ujit, sistemime të ambienteve të prodhimit, mungesë të shërbimit 3D etj.

Bazuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 26 mostra kryesisht në monitorim të qumështit.

AKU vijon punën pandërprerë në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorëve.

#BashkëpërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.