AKU kryen 456 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

Trupat inspektuese të AKU-së vijojnë inspektimet dhe monitorimet si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid.

Grupet e Task-Forcës Anti-Covid vijojnë me kontrolle për zbatueshmërinë e protokolleve të sigurisë kundër përhapjes së virusit Covid-19.

Gjatë inspektimeve është dhënë ndaj një biznesi një masë administrative për tregtim të pasigurt të produkteve ushqimore.

Gjatë ditës së sotme janë bërë me kërkesë të vetë subjekteve ushqimore asgjësime produktesh ushqimore.
Konkretisht në një biznes janë asgjësuar 560 kg produkte ushqimore dhe 72000 kokrra vezë të dëmtuara ose me afat të kaluar përdorimi.
Gjithashtu në një tjetër subjekt me kërkesë të këtij të fundit janë asgjësuar 28.878 produkte ushqimore.

Trupat inspektuese të AKU-së kanë dhënë edhe 30 paralajmërime në biznese, në të cilat mungonin librezat shëndetësore, higjenizimi i mureve dhe tavaneve , sistemim produktesh nëpër rafte , si dhe mungesë të planeve 3D.

Në vijim të Planit të Marjes së Mostrave, janë marë 26 mostra vetëm në monitorim të qumështit, për analizim të ngarkesës mikrobike dhe qelizave somatike.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është i pranishëm në përditshmëri në terren, në garantim të sigurisë ushqimore dhe shëndetit të konsumatorëve.

#BashkëPërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme