AKU kryen 427 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

Trupat inspektuese të AKU kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme inspektimet në garantim të sigurisë ushqimore dhe monitorime si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid.

Në çdo monitorim nga Task-Forca Anti-Covid këmbëngulet që të zbatohen me përpikmëri të gjitha detyrimet e Protokollit të Sigurisë, për të shmangur në këtë mënyrë përhapjen e virusit.

Gjatë inspektimeve janë dhënë 15 paralajmërime, në biznese ku mungonin librezat shëndetësore, analizat e rinovuara të ujit , Planet 3D etj.

Me kërkesë të vetë subjektit janë asgjësuar një sasi prej 36.530 ton produkte ushqimore me afat të kaluar përdorimi.

Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 51 mostra, në monitorim të qumështit , por edhe në perime për mbetje pesticide dhe produktin mjaltë për analizim të treguesve fiziko-kimikë.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është i pranishëm çdo ditë në terren, për garatimin e sigurisë ushqimore dhe shëmdetin e konsumatorëve.

#BashkëPërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.