Gripi Afrikan i derrit: zbulimi i hershëm është çelësi për të kontrolluar përhapjen

Mbikëqyrja e përmirësuar, komunikimi dhe bashkëpunimi janë thelbësore për kontrollimin e përhapjes së gripit Afrikan të derrave në Evropë, sipas një vlerësimi të ri të riskut të kryer nga EFSA (Autoriteti Europian i Sigurisë Ushqimore).

Vlerësimi mat mundësinë e përhapjes së sëmundjes në Evropën Jug-Lindore. Është kërkuar nga Komisioni Evropian të mbështesë përpjekjet për të kontrolluar dhe parandaluar përhapjen e kësaj sëmundjeje në rajon.

EFSA vlerësoi mundësinë e përhapjes midis nëntë vendeve pa sëmundje – Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë, Kroaci, Greqi, Kosovë, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut, Serbi dhe Slloveni.

EFSA konkludon se shanset e përhapjes së sëmundjes midis këtyre vendeve brenda një viti nga prezantimi janë shumë të larta (66-100%). Sidoqoftë, shanset që sëmundja të përhapet në perëndim në vendet e tjera anëtare të BE-së brenda të njëjtës kornizë kohore vlerësohen si shumë të ulëta (0-15%).

Masat e kontrollit – të cilat janë vendosur në BE që nga viti 2014, duhet të vazhdojnë të përqëndrohen në rëndësinë e zbulimit dhe përgatitjes së hershme, thotë EFSA. Në veçanti, EFSA rekomandon:

  • Mbikëqyrje rigoroze, veçanërisht mbikëqyrja e derrit të egër dhe derrave shtëpiake, e cila mbetet mjeti më efektiv për zbulimin e hershëm të gripit afrikan të derrit.
  • Masat për të kufizuar hyrjen e derrit të egër në ushqim dhe zvogëlimin e mëtejshëm të numrit të derrave te egër përmes gjuetisë.
  • Fushata ndërgjegjësimi për udhëtarët, gjahtarët, fermerët etj. për të kufizuar rrezikun e përhapjes përmes lëvizjes së njerëzve, si dhe për të ndihmuar në zbulimin e hershëm.
  • Komunikimi dhe bashkëpunimi midis autoriteteve kombëtare dhe palëve të interesuara për të mbështetur fushatat e ndërgjegjësimit.
  • Aktivitetet e trajnimit për zyrtaret veteriner, organet e tjera përkatëse dhe gjuetarët për të rritur mundësinë e zbulimit të hershëm dhe kontrollit efektiv.

Opinionin e plote shkencor e gjeni ne linkun:

http://www.efsa.europa.eu/en/efsajournal/pub/5861

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.