AKU / PËRMBLEDHJE E VEPRIMTARISË MUJORE (Prill 2019)

Në përmbushje të misionit për mbrojtjen e shëndetit dhe interesit të konsumatorit nëpërmjet garantimit të sigurisë ushqimore, veprimtaria e zhvilluar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gjatë muajit Prill 2019 paraqitet në mënyrë të përmbledhur si më poshtë:

 janë realizuar 8,421 kontrolle zyrtare në total, nga të cilat, 2,685 kontrolle në stabilimentet e Operatorëve të Biznesit Ushqimor (1,967 inspektime të programuara sipas Planit Vjetor dhe 718 inspektime sipas kërkesave për efekt të licencimit, asgjësimit të produkteve, ri-inspektimit etj) dhe 5,736 kontrolle ngarkesash në Pikat e Inspektimit Kufitar,

 janë kontrolluar në Pikat e Inspektimit Kufitar 5,736 praktika/ngarkesa me ushqime, ushqime për kafshë, produkte të mbrojtjes së bimëve dhe të mjekësisë veterinare duke marrë 219 mostra, nga të cilat, 218 kanë rezultuar konform dhe 1 jo-konform (për të cilën është marrë masa për kthimin e produktit në vendin e origjinës),

 referuar kontrolleve zyrtare, përgjigjeve të raport-analizave dhe kërkesave të operatorëve të biznesit është vendosur: i) masë administrative “bllokim produkti” për 50 ton (mish dhe nënprodukte të tij, pije alkoolike dhe joalkoolike, farëra, kripë), ii) masë administrative “asgjësim produkti” për 135.5 ton (mish, kripë, ëmbëlsira, pije alkoolike dhe joalkoolike etj) dhe iii) masë administrative “kthimi në vendin e origjinës” për 3 ngarkesa me sasi totale 51.9 ton (27 ton mish pule dhe 10.37 ton çokokrem, vafer, lëngje frutash dhe 14.52 ton çokollata, miell, patatina etj),

 janë marrë në total 808 mostra zyrtare dhe janë realizuar analiza laboratorike për 2,053 tregues analitik (kontroll zyrtar dhe autokontroll), nga të cilat 26 mostra kanë rezultuar jokonform (për të cilat është vendosur asgjësim produkti apo kthim në vendin e origjinës),

 janë vendosur 718 masa administrative “Paralajmërim”, 56 masa administrative “Gjobë” me vlerë 11,960,000 lekë dhe 7 “Ndërprerje aktiviteti” të operatorit të biznesit. Masat administrative i referohen shkeljeve të parashikimeve ligjore që lidhen me tregtimin e produkteve jashtë afateve të përdorimit, mungesë e sistemit të gjurmueshmërisë, mangësi në kushtet higjeno-sanitare, tregtim produkti mish i pa pajisur me certifikatë veterinare dhe vulë, mungesë në dokumentacion shoqërues të importit, mosetiketim në gjuhën shqipe etj,

 janë ndjekur me prioritet procedurat e inspektimit të OBU-ve në kuadër të licencimit (54 inspektime total) ku evidentohen thertore dhe stabilimente përpunim peshku për eksport në vende të BE-së,

 nga 69 kërkesa për notifikimin e 463 etiketave, pas shqyrtimin për përputhshmëri me kërkesat ligjore, janë miratuar 288 etiketa, ndërsa 175 etiketa janë kthyer për saktësim dhe korrigjim.

Gjatë muajit Prill 2019, përmes kanaleve të saj të komunikimit me publikun (nëpërmjet email-it, numrit jeshil dhe rrjeteve sociale), Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka marrë 27 raste denoncimi për probleme me sigurinë e produkteve ushqimore si: salcice, miell, nënprodukte të qumështit, mish, ëmbëlsira dhe fruta-perime, të hedhura në treg nga operatorë të ndryshëm. Në përfundim të kontrolleve të ushtruara menjëherë tek subjektet përkatëse, trupat inspektuese kanë vendosur 7 masa administrative “Gjobë” me vlerë totale 700,000 Lekë (për etiketim të parregullt, mungesë kushtesh higjeno-sanitare, mungesë sistemi gjurmueshmërie etj), 7 masa administrative “Paralajmërim” për korrigjimin e mangësive që nuk cënojnë drejtpërdrejtë sigurinë e ushqimit dhe 3 masa administratuve “bllokim të produktit të prodhuar”.

Siguria Ushqimore është sfidë e përbashkët për të cilën nevojitet kontributi i gjithësecilit!

PËR SIGURINË E USHQIMIT QË KONSUMON DHE RUAJTJEN E SHËNDETIN TËND, BASHKËPUNO ME AKU

info@aku.gov.al | “ShqipëriaqëDuam” | 08007575 (numri jeshil pa pagesë)

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme