DIBËR, AKU TAKIM ME OPERATORËT E BIZNESIT TË PRODHIMIT DHE PËRPUNIMIT TË QUMËSHTIT

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Qarkun Dibër, ka zhvlluar takimin me operatorët e biznesit të prodhimit dhe përpunimit të qumështit, me qëllim informimin për plotësimin e standardeve sipas listë-kërkesës së re. Gjatë takimit është theksuar rëndësia që ka plotësimi me përpikmëri i listë kërkesës, duker filluar që nga vendndodhja, planimetria, kushtet e transportit sipas kërkesave ligjore, plotësimi i kushteve higjieno-sanitare, materialet dhe pajisjet e punës, trajtimi dhe ruatja e lëndës së parë , si kushte kryesore për garantimin e sigurisë ushqimore të konsumatorit.

Në këtë takim kamë parë pjesë edhe përfaqësues nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural dhe Drejtoria e Bujqësisë së qarkut Dibër . Duke falenderuar Autoritetin Kombëtar të Ushqimit për nismën e marë për informimin dhe sensibilizimin e operatorëve të biznesit të prodhimit dhe përpunimit të qumështit, që të plotësojnë në mënyrë të vërtetë listë-kërkesën sipas legjislacionit në fuqi, përfaqësuesi i AZHBR-së theksoi se, vetën në këtë mënyrë operatorët e biznesit mund të përfitojnë nga skemat subvencionuese të qeverisë shqiptare . Gjithashtu gjatë takimit është diskutuar edhe për problemet që kanë operatorët e biznesit të prodhimit dhe përpunimit të qumështit të këtij qarku, ku ndër më kryesoret ishte problemi me baxhot sezonale të cilat janë në terrene të vështira malore të këtij qarku. Prodhuesit dhe përpunuesit e qumështit janë shprehur të gatshëm për te plotësuar kërkesat e raportit të vetëkontrollit , si garanci për produkt përfundimtar të sigurt për konsumatorin.

31/03/2018

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme