Detyrat Funksionale

Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së, përveç sa është parashikuar në ligjin përkatës për ushqimin, kryen detyrat e mëposhtme:

a) raporton te ministri dhe bordi i AKU-së, në mënyrë shkresore, për veprimtarinë e institucionit, jo më pak se një herë në çdo 3 muaj, për çështje të aktivitetit të përgjithshëm të

AKU-së dhe sa herë i kërkohet nga ministri për çështje specifike;

b) i paraqet bordit të AKU-së për vlerësim objektivat strategjikë, planin kombëtar të kontrolleve zyrtare në bazë risku dhe marrjen e mostrave për ushqimin, ushqimin për kafshë,

mbrojtjen e bimëve dhe inputeve bujqësore;

c) përcakton objektivat vjetorë të AKU-së, në përputhje me objektivat strategjikë të miratuar nga ministri dhe harton planin vjetor të punës së institucionit;

ç) drejton procesin e planifikimit buxhetor dhe të raportit vjetor të punës, të cilat ia paraqet për vlerësim bordit të AKU-së;

d) përgatit dhe përcjell për miratim pranë ministrit rregulloren që përcakton metodat e brendshme të punës dhe sjelljen e personelit;

dh) përgatit kërkesat e veçanta të vendit të punës për rekrutimin e nëpunësve/punonjësve të AKU-së;

e) autorizon shpërndarjen e informacionit për publikun;

ë) përcakton nëpunësit që janë pjesë e sekretariatit teknik për komisionin e gjobave pranë ministrisë përgjegjëse për ushqimin;

f) nxjerr akte të brendshme për menaxhimin administrativ, financiar, të burimeve njerëzore dhe akte të tjera të brendshme të detyrueshme për nëpunësit e AKU-së, për realizimin e

funksioneve të këtij institucioni;

g) nënshkruan marrëveshjet e bashkëpunimit me institucionet e tjera publike shqiptare apo të huaja, në përputhje me parashikimet ligjore;

gj) kërkon thirrjen e mbledhjeve të bordit dhe merr pjesë në to;

h) autorizon, me shkrim, delegimin e pjesshëm apo të plotë të kompetencave, në rast të mungesës së tij;

i) gjatë kontrollit në pikat doganore, para daljes së vendimit përfundimtar të inspektorit ose të grupit të kontrollit, miraton kërkesën e argumentuar të operatorëve për rikontroll, në laboratorë të akredituar në vendet e Bashkimit Evropian;

j) emëron nëpunësit dhe personelin e nevojshëm, në përputhje me Kodin e Punës;

k) çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga legjislacioni në fuqi dhe ministri.

Procedura e emërimit të Drejtorit të Përgjithshëm:
 
Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së emërohet dhe lirohet nga Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit. 
 
Drejtori i Përgjithshëm duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:
 a) të jetë shtetas shqiptar;
 b) të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
 c) të ketë diplomë të nivelit “Master shkencor” apo “Master profesional” të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike, ose të barasvlershme me to, sipas legjislacionit për arsimin e lartë, në ekonomi, drejtësi ose shkenca teknike që lidhen me fushat ku gjen zbatim legjislacioni i ushqimit; 
 ç) të ketë përvojë pune, të paktën 5 (pesë) vjet në profesion apo në fusha ku gjen zbatim legjislacioni i ushqimit;
 d) të shquhet për aftësi profesionale dhe figurë të pastër etiko-morale; 
dh) ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna, që nuk është shuar sipas legjislacionit në fuqi;
 e) të mos jetë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale.

 

Arsimi dhe kualifikimet e drejtuesit/CV

CV-  Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit

Detyrat Funksionale

Kryeinspektori rajonal përgjigjet te drejtori i Përgjithshëm i AKU-së dhe është përgjegjës për cilësinë, integritetin dhe efektivitetin e veprimtarisë inspektuese të drejtorisë rajonale dhe të stafit të saj, si dhe e përfaqëson atë me të tretët, në nivelin e qarkut përkatës.

Kryeinspektori rajonal ka këto detyra:

a) organizon veprimtarinë e drejtorisë rajonale;

b) lëshon autorizimin e inspektimit, në përputhje dhe në bazë të programit të miratuar të inspektimit apo të akteve/urdhrave të nxjerrë nga drejtori i Përgjithshëm;

c) vendos për shtyrjen e kohëzgjatjes së autorizimit të inspektimit në përputhje me legjislacionin në fuqi për inspektimin;

ç) vendos për zëvendësimin e inspektorëve gjatë inspektimit, sipas ligjit;

d) çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga legjislacioni në fuqi dhe drejtori i Përgjithshëm.

Procedura e rekrutimit të Drejtorit Rajonal të AKU-së
 

Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të AKU-së është miratuar Manuali i Rekrutimeve për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, i cili ka për qëllim përcaktimin e kritereve të veçanta, rregullave dhe procedurave për shpalljen e pozicioneve me kod pune në aparatin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

 

Shpallja e procedurës së vendit vakant për pozicionin Kryeinspektor në Drejtorinë Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (në vijim AKU) publikohet në faqen zyrtare të AKU.

Shpallja në faqen zyrtare të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit përmban:

–          Fushën kryesore, aftësitë, njohuritë dhe cilësitë që do të vlerësohen;

–          Fazat në të cilën do të kalojë konkurrimi (aplikimi, verifikimi, vlerësimi i kandidatëve, shpallja e fituesve);

–          Numrin e vendeve për të cilat do të bëhet pranimi;

–          Kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta që duhet të përmbushë aplikanti;

–          Dokumentet që duhet të dorëzohen dhe mënyrën e dorëzimit të tyre;

–          Afatin e dorëzimit të përcaktuar me datë të saktë kalendarike;

–          Datën e daljes së rezultateve për fazën e vlerësimit paraprak të kandidatëve;

–          Mënyrën e vlerësimit të kandidatëve në fazën e verifikimit paraprak, si dhe në fazën e vlerësimit të kandidatëve;

–          Mënyrën e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët.

Procedura për plotësimin e vendit vakant të punës për pozicionin Kryeinspektor në Drejtorinë Rajonale të AKU-së përbëhet nga dy faza:

  1. Faza e parë vlerësimi i plotësimit të kritereve dhe rregullshmërisë së dokumentacionit të paraqitur
  2. Faza e dytë kryerja e intervistës për kandidatët që kalojnë fazën e parë.

Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatëve është 100 të cilat ndahen përkatësisht:

– 50 pikë jetëshkrimin, eksperiencen dhe kualifikimet dhe

– 50 pikë për vlerësimin e intervistës me gojë.

Procedurat që do të ndiqen në Fazën e parë për plotësimin e vendit të lirë të punës:

  1. Shpallja e pozicionit vakant në faqen zyrtare të AKU-së;
  2. Aplikimi-dorëzimi i dokumentacionit në rrugë zyrtare nëpërmjet adresës së email të përcaktuar, brenda afatit të përcaktuar në shpallje;
  3. Verifikimi i dokumentacionit të dorëzuar nga kandidatët nga struktura përgjegjëse për çështjet e burimeve njerëzore  dhe vlerësimi në pikë për kriteret e vendosura në fazën e parë. Mungesa e të paktën 1(një) dokumentacioni përbën shkak për skualifikim.

Procedurat që do të ndiqen në Fazën e dytë për plotësimin e vendeve të lira të punës:

  1. Zhvillimi i intervistës, në të cilën kandidatët intervistohen mbi bazën e fushës së njohurive në datën e shpallur në faqen zyrtare. 
  2. Shpallja e fituesit/fituesve të vendit/vendeve të shpallura vakant/e bëhet nga struktura përgjegjëse për çështjet e burimeve njerëzore dhe publikimi në faqen zyrtare të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

 

Arsimi dhe kualifikimet e drejtuesve/CV

CV- Z. Fation Pasholli, Drejtor, Drejtoria Rajonale AKU Tiranë

CV- Z. Elton Varaku, Drejtor, Drejtoria Rajonale AKU Durrës

CV- Z. Fatlli Adilaj, Drejtor, Drejtoria Rajonale AKU Berat

CV- Z. Gjergj Sokoli, Drejtor, Drejtoria Rajonale AKU Shkodër

CV- Z. Endri Hyseni, Drejtor, Drejtoria Rajonale AKU Vlorë

CV- Z. Arnold Pashollari, Drejtor, Drejtoria Rajonale AKU Fier

CV- Z. Bledar Lleshi, Drejtor, Drejtoria Rajonale AKU Dibër

CV- Z. Ilir Mehmeti, Drejtor, Drejtoria Rajonale AKU Elbasan

CV- Z. Genti Lakollari, Drejtor, Drejtoria Rajonale AKU Korçë

CV- Znj. Laureta Prendi, Drejtor, Drejtoria Rajonale AKU Lezhë

CV- Z. Emin Beqari, Drejtor, Drejtoria Rajonale AKU Gjirokastër

CV- Z. Ermal Cenaj, Drejtor, Drejtoria Rajonale AKU Kukës