Në Durrës bashkë me konsumatorët për sigurinë ushqimore

Fushata ndërgjegjësuese e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit “Ushqimi i sigurt sot, për një të ardhme të shëndetshme”, ka vijuar sot në qytetin bregdetar të Durrësit.

Në këto ditë të nxehta vere, do të jemi bashkë me konsumatorin për ta orientuar, këshilluar dhe ndërgjegjësuar në zgjedhjet e duhura të produkteve ushqimore.

U shpërndanë broshura informuese duke i ardhur në ndihmë konsumatorëve pushues që nga leximi me kujdes i etiketave ushqimore, të kuptuarit e aditivëve dhe deri në ruajtjen e përgatitjen e ushqimit.

AKU do ta shtrijë fushatën ndërgjegjësuese për konsumatorët në të gjithë vendin duke kontribuar sot dhe në të ardhmen për një shëndet të sigurt.

#bashkëpërsigurinëushqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,