Trajnim me studentë në Drejtorinë Rajonale të AKU Korçë

Është zhvilluar në Drejtorinë Rajonale të AKU Korçë, një trajnim me studentë të ciklit master profesional për cilësi dhe siguri ushqimore, të Fakultetit të Bujqësisë pranë Universitetit Fan.Noli në Korçë.

Trajnimi u krye në rrafshin teoriko-praktik në katër departamentet e laboratorit, atë fiziko-kimik, mikrobiologjik, të shëndetit të kafshëve dhe fitosanitar, ku studentët u njohën si me legjislacionin, rolin dhe funksionin e laboratorëve, por edhe iu dha mundësia të shohin proceset në analizat kryesore që kryhen në çdo departament të laboratorit.

Këto janë hapa të një bashkëpunimi afatgjatë ndërinstitucional në përgatitjen dhe formimin e specialistëve të ardhshëm të sigurisë ushqimore.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,