Nisma e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit “Të trajnuarit, trajnojnë” po vijon me trajnimin e inspektorëve në Qarkun e Korçës, në fushën e kontrollit të ushqimit për kafshë dhe Operatorëve të Biznesit Ushqimor, në fushën e mbrojtjes së bimëve, inputeve bujqësore dhe veprimtarisë prodhuese të duhan cigareve, si dhe procedurën e licencimit dhe plotësimin e dokumentacionit të operatorëve të biznesit që kërkojnë të licencohen.
Qëllimi kryesor i këtyre trajnimeve është rritja e kapaciteteve tekniko-profesionale të stafit të Drejtorisë Rajonale AKU Korçë, rifreskimi i bazës ligjore ekzistuese dhe njohja me aktet ligjore dhe nënligjore të reja.
Në njohjen e procedurave të kontrolleve zyrtare, licencimin, marrjen e mostrave për inspektorët e rinj, si në fushën e ushqimit, inputeve bujqësore dhe veprimtarinë prodhuese të duhan-cigareve.
Këto trajnime do të vijojnë të zhvillohen në Drejtoritë Rajonale të AKU-së në të gjithë vendin.