U zhvillua Analiza për veprimtarinë Vjetore të AKU-së për vitin 2023

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka zhvilluar Analizën për veprimtarinë Vjetore të institucionit për vitin 2023, ku e pranishme ishte edhe një nga drejtueset e Inspektoriatit Qendror.

Gjatë analizës u raportua për rezultatet dhe kryerjen e detyrave të AKU-së gjatë vitit 2023 duke evidentuar problematikat dhe arritjet, që nga detyrat specifike të subjekteve që operojnë në fushën e sigurisë ushqimore dhe imputeve bujqësore, inspektimet dhe procedurat e marrjes së mostrave.

Disa nga arritjet më të rëndësishme gjatë periudhës janar-dhjetor 2023

– Inagurimi i PIK Durrës dhe lehtësirat në laboratorët e AKU-së Tiranë dhe Durrës me lëvrimin e pajisjeve të reja lobarotarike.

– Rifillimi i aktivitetit të Paneleve Shkencore, si dhe reflektimi i opinioneve të tyre shkencore në Web-in zyrtar të AKU-së, sipas rekomandimeve të progres raportit të BE-së.

– Forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional kombëtar dhe ndërkombëtar, në takime, trajnime, realizime fushatash dixhitale në funksion të garantimit të sigurisë ushqimore dhe ndërgjegjësimit të konsumatorëve.

– Fushata kombëtare për Sigurinë Ushqimore, ku AKU ka arritur të ndërgjegjësojë
mijëra të rinj, si ambasadorë të sigurisë ushqimore.

AKU për vitin 2024 do të ketë sfida të punës së saj, përmirësimin e vazhdueshëm të infrastrukturës në PIK-e, forcimin e kapaciteteve laboratorike, si dhe inspektimet efikase në terren.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,