Në Patos për sigurinë ushqimore

Kanë vijuar takimet e Drejtorit të Përgjithshëm të AKU-së Z. Edmond  Rrushi, mbi Platformën e Sigurisë Ushqimore, duke u ndalur këtë herë në Patos, me Kryetarin e Bashkisë Z. Fation Duro.

 Gjatë takimit u vendos më së shumti theksi tek situata e tregjeve në Patos, sigurimi i  kushteve optimale në të tilla tregje për të plotësuar kushtet higjieno -sanitare dhe tekniko-teknologjike.

Shitjet ambulante, sidomos të produkteve me origjinë shtazore mbeten problematikë kryesore, të cilat kërkojnë zgjidhje të menjëhershme dhe bashkëpunim të ngushtë ndërinstitucional për të shmangur rreziqet që sjellin në shëndetin e konsumatorit.

#bashkëpërsigurinëushqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,