Është zhvilluar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të AKU-së një takim fillimviti me drejtorët rajonalë, mbi rigorozitetin e zbatimit të detyrave funksionale të institucionit në një vëmendje të shtuar për mbrojtjen e konsumatorit.
U bë një pasqyrë e detajuar duke evidentuar punën në çdo drejtori rajonale, ku përparësi gjatë kësaj periudhe ka qenë edhe këshillimi i operatorëve të biznesit ushqimor për zbatimin e legjislacionit në fuqi për sigurinë ushqimore.