Takim pune i Drejtorit të Përgjithshëm të AKU-së me Kryetaren e Bashkisë Durrës

📍Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Z.Edmond Rrushi ka zhvilluar një takim pune me Kryetaren e Bashkisë së Durrësit Znj. Emirjana Sako mbi Platformën e bashkërendimit mbi sigurinë ushqimore.

➡️Gjatë takimit u diskutua për një bashkëpunimin ndërmjet strukturave përkatëse, mbi kushtet e tregtimit të produkteve ushqimore nëpër tregje, veçanërisht të produkteve me origjinë shtazore.

🟢 Vëmendje në takim iu kushtua edhe bashkëpunimit të AKU-së me Bashkinë e Durrësit për marrjen e masave për tregtarët ambulantë të cilët paraqesin shumë problematika, sa i përket kushteve në të cilat tregtojnë dhe rrezikshmërinë që paraqesin për konsumatorin në ambiente të hapura në rrugë e trotuare.

#bashkëpërsigurinëushqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,